Jason Derulo po bëhet baba për herë të parë

Prishtinë | 29 Mar 2021 | 08:22 | Nga Ekonomia Online

Jason Derulo është duke u bërë baba.

Të dielën, e dashura e këngëtarit 31-vjeçar, Jena Frumes ka deklaruar se janë duke pritur fëmijën e tyre.

“Nuk mund të isha më i lumtur për këtë kapitull të ri në jetën tonë. Jam duke u bërë baba”, ka thënë ai.

Gushtin e kaluar, Derulo ka thënë se ai e ka njohur 26-vjeçaren në fitnes para pandemisë, dhe të dy kishin filluar të dilnin më pas.

Të ngjashme