Zgjedhjet e parakohshme kanë qenë temë kryesore e këtyre ditëve. Partitë opozitare vazhdimisht po kërkojnë zgjedhje të parakohshme.
E kjo kërkesë u bë më e zëshme që nga koha kur Nisma për Kosovën kërkoj mocion mosbesimi ndaj qeverisë.
Partitë opozitare krahas kërkesës për zgjedhje kanë treguar edhe favorizimet e tyre për qeverisje. Kjo po i nxjerrë shumë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të organizojë zgjedhjet e parakohshme, duke pas parasysh se brenda vitit do të ketë edhe zgjedhet lokale. Kështu, anëtari i KQZ-së, Adnan Rrustemi thotë për “Bota sot”, se ky institucion është i vetëdijshëm se mund të mbahen dy palë zgjedhje dhe si i tillë, e ka përgjegjesi kushtetuese organizimin e zgjedhjeve, qofshin ato të rregullta apo të parakohshme.
Opozita nuk ka numra për të rrëzuar Qeverinë, veprim të cilin do ta kishin bërë moti
Zgjedhjet e parakohshme kanë qenë temë kryesore e këtyre ditëve. Partitë opozitare vazhdimisht po kërkojnë zgjedhje të parakohshme. E kjo kërkesë u bë më e zëshme që nga koha kur Nisma për Kosovën kërkoj mocion mosbesimi ndaj qeverisë. Partitë opozitare krahas kërkesës për zgjedhje kanë treguar edhe favorizimet e tyre për qeverisje. Kjo po i nxjerrë shumë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të organizojë zgjedhjet e parakohshme, duke pas parasysh se brenda vitit do të ketë edhe zgjedhet lokale. Kështu, anëtari i KQZ-së, Adnan Rrustemi thotë, se ky institucion është i vetëdijshëm se mund të mbahen dy palë zgjedhje dhe si i tillë, e ka përgjegjesi kushtetuese organizimin e zgjedhjeve, qofshin ato të rregullta apo të parakohshme.
“Duke qenë se jemi në vit zgjedhor edhe për shkak të zgjedhjeve lokale, KQZ ka ndërmarrë disa aktivitete që ndërlidhen me planifikimin dhe organizimin për zgjedhjet lokale, megjithëkëtë është e vetëdijshme që së shpejti mund të përballemi edhe me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, e të cilat po duken të pashmangshme po aq sa të nevojshme”, thotë Rrustemi.
Opozita e gatshme për zgjedhje
Përderisa partitë që bashkëqeverisin, PDK dhe LDK nuk kanë dashur të flasin nëse Kosova duhet të shkoj në zgjedhje dhe a janë ato të gatshme për këtë hap, partitë opozitare tregohen shumë të gatshme. Këtë e kanë konfirmuar zyrtarë të partive opozitare. Kështu, deputetja Shqipe Pantina ka thënë që opozita nuk ka numra për të rrëzuar Qeverinë, veprim të cilin do ta kishin bërë moti.
Andaj sipas saj, në këtë mënyrë shtë bllokuar Qeveria dhe Kuvendi dhe vendi duhet patjetër të shkoj në zgjedhje. “Po ne jemi duke punuar vazhdimisht në terren dhe sondazhet e fundit e tregojnë se tashmë jemi forca kryesore politike në vend”, thekson deputetja Pantina. Po ashtu edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lah Brahimaj ka thënë, se partia e tij është e gatshme për zgjedhje.
“Por jemi të gatshëm edhe për të marrë përgjegjësinë e ndryshimit dhe besojmë se këtë do ta mbështesin edhe qytetarët e Kosovës, mbështetje kjo që është në rritje të vazhdueshme për boshtin opozitarë AAK-Nisma për të qenë nesër në krye të detyrës për të shpëtuar çdo gjë që është rrezikuar nga koalicion i sotëm dhe për të zhvilluar e forcuar Kosovën në të gjitha aspektet”, thekson Brahimaj për “Bota sot”.
Edhe njohësit e kësaj fushe kanë mendime kontradiktore rreth zgjedhjeve. Derisa njëri nga ta thotë, se vendi duhet shkuar në zgjedhje sa më parë, tjeteri thotë se Kosova ka çështje tjera më të rëndësishme se sa vetë zgjedhjet. Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani thotë se Kosova nuk është e gatshme për zgjedhje të parakohshme, pa reformë zgjedhore, pa zgjidhje të problemeve të rëndësishme si demarkacionit, asociacionit, FAK. “Këto mund të prolongohem shumë dhe prapë duhet të merret kjo klasë politike edhe me këtë temë herët e vonë Gjykata Speciale edhe ashtu do të veprojë”, thotë analisti Burjani. Sipas tij, nuk ka asgjë prej zgjedhjeve, qytetarët më së paku kanë interes për këto zgjedhje. “Me këto zgjedhje kërkojnë riciklim të njerëzve të njëjtë në pushtet.
Po të ketë koalicion të ndryshëm nga ky, prapë se prapë nuk do të ketë zgjidhje për këto problem”, thekson ai. A është e gatshme Kosova dhe a duhet të shkoj në zgjedhje të parakohshme, flet edhe njohësi i çështjeve juridike, Riza Smaka. Sipas tij, zgjedhjet janë të domosdoshme. “Zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme ishin të nevojshme edhe më parë e tanimë janë imediate. Qeveria dhe qeverisja e vendit ka dështuar keq pothuaj në të gjitha sferat e jetës shoqërore ,socio-ekonomike, arsimore e shëndetësore”, vlerëson analisti Smaka.
Sipas tij, zgjedhjet duhet patjetër të mbahen në një kohë kur korrupsioni nuk po ka të ndaluar.
“Tregu është nën monopole të oligarkëve me pasuri të fituar në forma të dyshimta kryesisht ilegale. Sa më parë që do të ristrukturohej kualitativisht pushteti legjislativ e ekzekutiv do të ishte më mirë për vendin”, thotë analisti Smaka.