Java nis me protestë në QKUK: Punëtorët zbrazin zyrat dhe mbushin korridoret

Prishtinë | 13 Mar 2023 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Java në QKUK ka nisur me një protestë. Administrata dhe shërbimet teknike në QKUK kanë filluar protestën që në orët e para të ditës së sotme. Shkak për këtë është ulja e pagave me ligjin e ri të pagave.

Punëtorët e administratës dhe shërbimeve teknike në QKUK kanë zbarazur zyret dhe kanë mbushur korridoret si shenjë proteste ndaj uljes së pagave.

Kjo nuk do të jetë protesta e vetme sot në QKUK.

Një grup i specializantëve protestojnë për shkak të anulimit të kujdestarive shtesë nga ana e ShSKUK-së nga ora 10:30.

Të ngjashme