“Java pa vjedhje”, Suhareka ndër komunat më të qeta

Prishtinë | 31 Tet 2019 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

U mbajt takimi i rregullt javor për koordinim lokal të sigurisë, ku të pranishëm ishin Nënkryetarja e Komunës Mihrije Suka, kryesuese e takimit, përfaqësuesi i Policisë, përfaqësuesi i Zyrës për Informim, përfaqësuesi nga OSBE dhe nga KFOR-LMT.

Nënkryetarja ka folur për aktivitetet që janë zhvilluar gjatë javës në Komunë, ku ka numëruar të gjitha takimet dhe ngjarjet duke dhënë nga një shpjegim të shkurtër për të gjitha ato që kanë ndodhur dhe ka specifikuar Akademinë përkujtimore për ish-kryetarin e Komunës Ukë Bytyqi dhe Diskutimet Publike për Legalizimin e objekteve, që po mbahen nëpër fshatra.

Ndërsa, komandanti i Policisë, Milazim Lumi, ka raportuar për situatën e sigurisë në nivel komunal ku ka thënë se java ka qenë shumë e qetë, dhe ka numëruar disa raste siç janë: 2 aksidente trafiku, 1 lëndim trupor, 1 kanosje dhe 178 tiketa gjobe trafiku dhe 5 ligjerata të mbajtura në shkolla për dhunën në familje.

Nga OSBE, Salih Elshani ka njoftuar se janë duke punuar në aktivitete për aspektet buxhetore, auditimet dhe përgatitje të punëtorive të ndryshme.
Dhe në fund nga LMT-KFOR, është deklaruar janë duke punuar në aktivitetet e tyre të përditshme dhe kanë njoftuar se kanë bërë vizita në disa ambulanca nëpër fshatra.



Të ngjashme