Java vendimtare për të ardhmen e koalicionit

Prishtinë | 28 Pri 2017 | 08:43 | Nga

Ditët në vijim do të jenë vendimtare sa i përket të ardhmes së koalicionit mes PDK-së dhe LDK-së.
Burime brenda të dy partive i kanë thënë gazetës “Koha Ditore” se përcaktuese për vazhdimin ose jo të mandatit qeverisës do të jetë Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi.

Ndërkaq, sipas paralajmërimit të Qeverisë, Projektligji do t’i procedohet Kuvendit në fund të kësaj jave apo fillimjavën tjetër.

Një burim brenda PDK-së i ka thënë gazetës se me iniciativë të kryetarit të Kuvendit, njëherësh kryetar i PDK-së, Kadri Veseli, këtë javë do të takohen partnerët e koalicionit.

Ndërkaq, vazhdon të mbetet e paqartë situata me numrat në Kuvend, sa i përket ratifikimit të demarkacionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme