Javën e kaluar u raportuan tri raste të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt

Prishtinë | 29 Nën 2023 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Nga data 20 deri më 26 nëntor, në rajonin e Ferizajt janë raportuar tri raste të dhunës në familje – 2 raste në Ferizaj dhe 1 rast në Kaçanik.

Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 2 persona të dyshuar për dhunë në familje janë ndaluar në mbajtje, ndërsa 1 person është liruar për procedurë të rregullt hetimore.

Njoftimi i plotë:

Në Policinë Rajonale të Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 20- 26/11/2023 janë raportuar 3 raste të dhunës në familje, prej tyre 2 raste në Ferizaj dhe 1 rast në Kaçanik.

Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 2 persona të dyshuar për dhunë në familje janë ndaluar në mbajtje, ndërsa 1 person është liruar për procedurë të rregullt hetimore.

Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë dhe hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje.

Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të ngjashme