Javier Pastore, objektiv i Interit për vitin 2018

Prishtinë | 22 Sht 2017 | 09:03 | Nga

Ish presidenti i Interit, Massimo Moratti ka këshilluar klubin të transferojë një fantazist gjatë afatit kalimtar të janarit.
Dhe, mediat italiane kanë reaguar duke identifikuar përforcimin e mundshëm të klubit milanez.

“Calciomercato” shkruan se Inter mund të bëjë përpjekje për transferimin e mesfushorit të Paris Saint-Germain, Javier Pastore.

Pastore spekulohej me largim nga Parc des Princes gjatë verës.

Por, ai ka qëndruar në klub vetëm për t’u rikthyer si futbollist në qendër të spekulimeve rreth largimit nga PSG para rihapjes së afatit kalimtar në janar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme