Reperi i njohur amerikan, Jay-Z, është bërë zyrtarisht artisti muzikor më i nominuar në histori për çmimin “Grammy”.
Krijuesi i shumë hiteve u nominua sërish të enjten, në tri kategori çmimesh kur u njoftuan nominimet e edicionit të 64-të të ndarjes së çmimeve, “Grammy Awards”.
Reperi tashmë ka thyer rekordin duke arritur plot 83 nominime në total përgjatë gjithë karrierës së tij, shkruan DailyMail.
Pas Jay-Z në radhë është ish-pjesëtari i The Beatles, Paul McCartney, i cili është nominuar 81 herë për çmimet “Grammy” deri më sot.
McCartney më parë ishte i barabartë me gruan e reperit, Beyonce, e cila tani është në vendin e tretë për nga numri i nominimeve.
51-vjeçari për herë të parë u nominua nw vitin 1999, kur ai u nominua për çmimet: “Albumi më i mirë rap”, “Performanca më e mirë rap solo” dhe “Performanca më e mirë rap nga një duo ose grup”.
Ai fitoi të parin nga të tre çmimet për punën e tij në albumin e tij të tretë, “Vol. 2… Hard Knock Life”.
Vlerësimet për reperin janë dhënë si rezultat i punës së tij si reper, krijues dhe producent.
Vitet më të suksesshme të Jay-Z kanë qenë në 2009, 2010 dhe 2012, kur ai mori tri çmime gjatë ceremonisë së çdo viti.
Më së shumti nominime në një vit të tij erdhën në vitin 2017 pas publikimit të albumit të tij të 13-të, të titulluar “4:44”.