Reperët e njohur, Jay Z dhe Meek Mill, vazhdojnë ende duke u ndihmuar njerëzve gjatë përhapjes së pandemisë coronavirus.
Për të mbrojtur stafin dhe të burgosurit nga virusi vdekjeprurës, organizata e tyre dërgoi gati 100.000 maska kirurgjikale në burgjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Daily Mail.
Sëmundjet ngjitëse mund të përhapen shpejt në objektet korrektuese, sepse të burgosurit jetojnë me shumë persona dhe nuk janë në gjendje të praktikojnë distancën sociale.
Në mediat sociale, organizata e reperëve njoftoi se 40.000 maska do të shkonin në Tennessee, 50.000 në ishullin Rikers, 5.000 në Parchman dhe tjerat në vende tjera.
Burgje të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po marrin vendime për lirimin e të burgosurve në mes të frikës së shpërthimit të coronavirusit.
Në fund të muajit të kaluar, rreth 10 për qind e të të burgosurve të qarkut të Los Angelesit u liruan. New Jersey njoftoi planet për të liruar të burgosurit, ndërsa New Yorku ka liruar të paktën 650 të burgosur nga Rikers Island.