Jeep ka hyrë në garën e pickup-ëve.
Marka e vlefshme për SUV-ëve e Fiat Chryslerit, ka rihyrë në tregun e pickupëve pas 27 vitesh me modelin e ri të quajtur Jeep Gladiator, transmeton koha.net.
I zbuluar fillimisht në panairin e veturave në Los Angelos, Gladiator do të lansohet gjatë 2019-ës, e do të jetë pickupi i parë i linjës Jeep që prej 1992-ës, kur ishte MJ Comanche.
Jeep Gladiator do të rivalizoj direkt Toyota Tacoma, Cheverolet Colorado/GMC Canyon e Ford Ranger.
Kjo markë Gladiatorin e cilëson si “pickupi i madhësisë së mesme më i aftë ndonjëherë”.
Të gjithë Gladiatorët standard do të vijnë me motorin 3.6 litërsh V6 që prodhon 285 kuajfuqi me gjashtë shpejtësi manuale.
Ndërsa gjatë 2020-ës, do të lansohet edhe versioni me motor 3.0 litërsh Eco Diesel V6 me naftë.