Kandidatja për deputete nga LDK, Jehona Lushaku-Sadriu ka reaguar pas publikimit të rezultateve preleminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ajo përmes një postimi në Facebook është shprehur se si LDK ata janë rritur por nuk kanë arritur atë që e kanë synuar.
“Si parti, arritëm të shënojmë rritje e rikthim të LDK-së, por jo atë që kishim synuar. Rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve tregojnë se nuk kemi arritur të thyejmë propagandën e urrejtjes dhe përçarjes sa duhet. Na pret shumë punë për të shpalosur mashtrimin, dhe këtë punë do ta fillojmë menjëherë. Të gjithë ne duhet të angazhohemi fuqishëm për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, për të mbrojtur demokracinë dhe për të zhvilluar Kosovën, ashtu siç e meritojmë”, ka thënë ajo.