Jennifer Lopez dhe Ben Affleck fotografohen për herë të parë duke u përqafuar

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez tani nuk fshihen më dhe duket se po e shijojnë romancën e tyre në maksimum.

Dyshja e famshme nuk la më vend për dyshime me fotot e reja ku shfaqen duke u përqafuar me njëri-tjetrin, ndërsa po shkonin për një darkë romantike.

Çifti u fotografua me krahët e mbështjellë rreth njëri-tjetrit, teksa u futën në një restorant në West Hollywood. Madje, në një moment, këngëtarja vendosi kokën në gjoksin e Affleck.

Të dy mbërritën në restorant së bashku, në makinën e Affleck, dhe gjithashtu dukej se ishte edhe një person i tretë në vendin e pasmë. Kjo është hera e parë që aktori dhe ylli i popit shihen kaq të afërt publikisht, ndërkohë që të gjitha mediat rozë po flasin për ta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme