Jennifer Lopez kishte refuzuar të zhvishej në topless për regjisorin në audicion

Prishtinë | 15 Nën 2019 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Jennifer Lopez e kundërshtoi një regjisor të paemëruar kur ky i kërkoi t’ia shikonte gjoksin gjatë një audicioni.

Aktorja dhe këngëtarja u shokua nga kërkesa dhe refuzoi me ngulm, duke i thënë The Hollywood Reporter se atë ditë nga brendia e saj foli prejardhja e ashpër nga Bronxi i New Yorkut.

“Ai donte ta shikontee gjoksin tim dhe unë i thashë, “Nuk jemi në xhirime!”, shpjegon ajo. “I thashë jo, e ngrita zërin për veten. Por ishte shumë qesharake sepse e mbaj mend që isha shumë në panik në atë moment.

“Dhe meqë ra fjala, në dhomë me mua ishte një stiliste kostumesh – kështu që ishte një tjetër femër në dhomë… Për fat të mirë, një dozë e Bronxit doli nga unë, dhe unë thashë, “Nuk kam pse të ta tregoj… Jo. Në xhirime, mund ta shohësh atë”.

J.Lo, e cila nuk e emëroi filmin apo regjisorin, e bëri këtë zbulim të madh për herë të parë gjatë një interviste në vitin 2018 me Harper’s Bazaar, duke kujtuar se audicioni ishte për një nga filmat e saj të hershëm, duke shtuar, “U tmerrova. E mbaj mend që zemra ime më rrihte nga gjoksi, dhe po mendoja, ‘Çfarë bëra? Ky njeri po më punëson!”.

“Por në mendjen time e dija se sjellja (e tij) nuk ishte e duhur. Mund të kishte pasur rezultat pozitiv dhe negativ për mua.

Ajo foli hapur për incidentin përsëri gjatë një ngjarje të një tryeze të rrumbullakët për aktoret për The Hollywood Reporter, gjatë së cilës ajo, Laura Dern dhe Renee Zellweger i kujtuan të gjitha filmat për të cilët u testuan në dhomat e hoteleve për regjisorët e zënë, shkruan KOHA Ditore. Kjo praktikë tani konsiderohet pjesë e së kaluarës politikisht jokorrekte dhe të pandershme të Hollywoodit, falë lëvizjes #MeToo dhe aktoreve të shumta që kanë dalë me pretendime për abuzim seksual dhe sjellje të papërshtatshme kundër regjisorëve/producentëve të pamoralshëm në suitat private.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme