Jennifer Lopez do të niset në turne për ta festuar ditëlindjen e saj të 50-të, më vonë këtë vit.
Ylli i hitit “Waiting for Tonight”, e cila do ta shënojë 50-vjetorin gjatë verës, donte ta ketë gjysmëshekullin e saj në një mënyrë të mahnitshme.
“Ditëlindja ime është në korrik kështu që këtë verë kam vendosur të bëj diçka të madhe për ditëlindjen time, sepse është një ditëlindje e madhe”, tha ajo në emisionin amerikan The Ellen DeGeneres Show. “Janë vetëm disa koncerte, por do të jemi në turne gjatë qershorit dhe korrikut”.
Turneu vjen pasi që Lopez e përfundoi të shtunën rezidencën e saj të koncerteve All I Have në Las Vegas nga shtatori. Ky është turneu i saj i parë që nga ai i vitit 2012 – Dance Again World Tour.
Turneu do të fillojë më 10 qershor në San Diego të Kalifornisë dhe do të përfundojë më 26 korrik në Miami, Florida.
Ditëlindja e Lopezit është më 24 korrik.