Jep dorëheqje ambasadori britanik në ShBA

Prishtinë | 10 Kor 2019 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Sir Kim Darroch, ambasador britanik në SHBA, ka dhënë dorëheqje pas skandaleve të fundit me e-mailet që u zbuluan ku pati kritika të tij të ashpra ndaj presidentit Donald Trump.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e cilësoi ambasadorin si “një budalla”, pas e-maileve ku Darroch e kishte quajtur administratën amerikane si të ngathët, transmeton Koha.net.

Ambasadori në dorëheqjen e tij tha se dëshiron t’i jap fund spekulimeve dhe se është e pamundur të bëjë punën e tij atje.

Darroch u bë ambasador në SHBA në janar të vitit 2016, një vit pas inaugurimit të Trumpit si president.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme