Anëtari i Kryesisë Qendrore të partisë Partia GUXO, Kujtim Hajdaj, ka njoftuar pezullimin e aktivitetit partiak.
Hajdaj ka thënë se si përkrahrës i Vjosa Osmanit, ka marrë vendim që për një kohë të pacaktuae të ndalojë aktivitetin politik.
“Duke qenë se unë kam dalë publikisht në mbështetje të Vjosa Osmani për Presidente, dhe duke u bazuar në disa rrethana tjera që m’u janë krijuar në raport me udhëheqjen e Partisë GUXO, që nuk dua t’i komentoj këtu, kam marrë vendim – për një kohë të pacaktuar – që të pushoj aktivitetin tim politik në kuadër të Partisë
GUXO, si anëtarë i kryesisë qendrore dhe si kordinator i saj jashtë Kosove.
Sigurisht, unë do i mbaj dhe ruaj kujtimet me të mira të atij rrugëtimi politik, sepse përgjatë krejt asaj periudhe kohore, prej daljes në skenë politike të Listës ‘Vjosa’ kam hasur dhe bashkëpunuar pastër dhe ndërgjegjshëm me shumë njerëz të mirë, patriot dhe patriote, që e donë popullin dhe shtetin tonë sovran, Republikën e Kosovës.
Fatkeqësisht, siq e kam thënë edhe ma parë, politika është sa atraktive dhe arti i së mundures, ajo nganjëherë dinë të jetë edhe mizore.
Pa marrë parasysh, se çfarë të pa pritura mund të na krijojë jeta politike, një gjë mbetët e sigurtë:
Kosova mbetet mbi të gjithë ne, dhe ajo është gjaku dhe sakrifica e shumë dëshmorëve dhe heronjve tanë të rënë për liri, pavarësi dhe demokraci që si falet askujt” shkruan Hajdaj në njoftim.
Jep dorëheqje anëtari i kryesisë qëndrore të Partisë Guxo