Drejtori i deritashëm ekzekutiv i organizatës joqeveritare FOL, Petrit Zogaj, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Zogaj ka treguar se arsyet e dorëheqjes së tij janë personale – familjare.
Sipas njoftimit të Zogajt, kuvendi i anëtarëve të Lëvizjes FOL ka zgjedhur drejtuesin e ri.
Në krye të OJQ-së është zgjedhur Mexhide Demolli, një prej themelueseve të organizatës.