Jep dorëheqje këshilltari i Trumpit që shërbente për menaxhim të pandemisë

Prishtinë | 01 Dhj 2020 | 08:31 | Nga Ekonomia Online

Mjeku Scott Atlas, që shërbente si këshilltar special i Presidentit Donald Trump, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Këtë e ka bërë të ditur një zyrtar gjatë së hënës derisa derisa Atlas i drejtoi një letër presidentit Trump.

“Ju njoftoj se jap dorëheqje nga posti i këshilltarit special të presidentit të SHBA-së”, thuhet në letrën e tij, shkruan bbc.

Atlas njihej si punonjës me status special në qeverinë federale, duke mbajtur një detyrë 130 ditëshe e cila skadoi këtë javë.

Atlas është kritikuar vazhdimisht nga ekspertë të ndryshëm shëndetësorë, përfshirë edhe nga Dr. Anthony Fauci, se kishte dhënë informacione jo të sakta lidhur me koronavirusin.

Të ngjashme