Ministri i Drejtësisë në Maqedoni, Bilen Saliji ka dhënë dorëheqje. Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një konference, ku thekson se rasti ‘Almiri’ është arsyeja pse ai dorëheqet nga pozita e tij si ministër i drejtësisë.
“Vizioni i sistemi gjyqësor është një shoqëri e lirë dhe e barabartë. Mu për këtë arsyeje nga dita e parë në kabinetit tim, qëllimi im ka qenë realizimi i këtij synimi, arritja e një gjyqësori me standarde evropiane. Pushteti gjyqësori duhet të jetë i pavarur dhe duhet të vazhdoj të jetë”.
“Besimi në këtë institucion u rikthye pas rasteve gjyqësore në rastin ‘Mostra’ por në këto momente, ndje se ky besim është lëkundur në procesin e fundit, ku prokurori e rikualifikoj aktakuzën në rastin e Almir të vogël”.
“Pra, për shkak se besimi në të është lëkundur unë ndje obligim moral që të jap dorëheqje nga posti i ministrit të drejtësisë, jo për shkak të dështimit por si akt që shpresoj se do të jetë akt senzibilzues në të ardhmen në të gjitha institucionet” ka thënë Saliji në konferencën për media.