Hanefi Muharremi ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetarit të LDK-së në Prizren.
Si arsye të dorëheqjes Muharremi ka thënë se po dëshiron të ju krijojë më shumë hapësirë të rinjve, në zgjedhjet e brendshme që pritet të mbahen në degën e këtij subjekti politik.
“Nuk kam ndonjë arsye të veçantë, përveç që po dua me kiju hapësirë të tjerëve “, tha Muharremi për Prizren Press.
Dorëheqjen ia ka ofruar ushtruesit të detyrës së degës së LDK-së në Prizren, Hatim Baxhakut.
Hanefi Muharremi ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga Kuvendi i Prizrenit.
Ai, në zgjedhjet e fundit lokale ishte bartës i listës së LDK-së.
Dega e LDK-së në Prizren, ndërkaq pritet të shkojë në zgjedhje të brendshme, pas dorëheqjes së kryetarit të saj, Anton Quni.
Quni pati dhënë dorëheqje për shkak rezultateve jo të mira, në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.