Jeta e jashtëzakonshme e Princit – prej mërgimit në bashkëshort të Mbretëreshës

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Kur burri shtatlartë dhe i pashëm u martua me princeshën e re të kurorës, Elizabeth (në të 26-tën e tij, dhe të 21-n e saj), në fundnëntorin e 1947-s, Britania e plandosur ende po e merrte veten nga Lufta e Dytë Botërore. Dasma e tyre shihej si premtim se monarkia, bashkë me vendin, do të mbijetonte. E bashkimi i tyre ishte një lidhje zemre. Elizabethi i kishte thënë babait të saj, Mbretit George VI, se Philipi ishte burri i vetëm që e dashuronte Princi Philip, Duka i Edinburghut, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth II, babai i princit Charles dhe kryefamiljari i një familjeje mbretërore plot turbullira, për të cilën u kujdes që të siguronte se nuk do të ishte e fundit e Britanisë së Madhe, ka vdekur të premten në pallatin Windosor në Angli. Ishte 99 vjeç.

Vdekja e tij në paqe u konfirmua nga Pallati Buckingham. Philipi ishte hospitalizuar disa herë gjatë viteve të fundit për sëmundje të ndryshme, më së fundi në shkurt. Ai ka vdekur në kohën kur Pallati Edinburgh është përfshirë edhe njëherë në turbullira. Kësaj radhe sherri i intervistës eksplozive televizive të Oprah winfreyit me nipin e Philipit, princin Harry dhe bashkëshorten e tij biracore, Meghan, më 7 mars. Aty çifti, i cili është vendosur në Kaliforni, ka numëruar një sërë akuzash për racizëm dhe mizori ndaj anëtarëve të familjes mbretërore.

Si “zotëria i parë i vendit”, Philipi u mundua fort që ta çonte sigurt monarkinë drejt shekullit 20, pas ngatërresave të së 19-s. Por kur Pallati u ngërthye nga skandalet, me martesat mbretërore që rezultonin me divorce sensacionale, misioni i tij, siç e shihte ai, ndryshoi. Duhej të ndihmonte në ruajtjen e vet kurorës. Dhe ishte përherë në një mision.

Hyrja dhe largimi nga familja mbretërore

Image
Kur burri shtatlartë dhe i pashëm u martua me princeshën e re të kurorës, Elizabeth (në të 26-tën e tij, dhe të 21-n e saj), në fundnëntorin e 1947-s, Britania e plandosur ende po e merrte veten nga Lufta e Dytë Botërore. Dasma e tyre shihej si premtim se monarkia, bashkë me vendin, do të mbijetonte. E bashkimi i tyre ishte një lidhje zemre. Elizabethi i kishte thënë babait të saj, Mbretit George VI, se Philipi ishte burri i vetëm që e dashuronte.

Kësisoj Philipi u shfaq në një pozitë të veçantë të skenës botërore, si bashkëshorti i një mbretëreshe, kompetencat e së cilës ishin kryesisht ceremoniale. Ishte në thelb një figurë prijëse dytësore, meqë e shoqëronte atë në vizitat e saja mbretërore dhe nganjëherë ngrihej për të.

Pavarësisht kësaj, e përqafoi fort rolin mbretëror, si një detyrë që duhej kryer.

“Duhet ta bëjmë këtë punë të monarkisë të funksionojë”, raportohet të ketë thënë ai, ka të premten “New York Times” në një nekrologji për princin.

Kësaj detyre iu përmbajt deri në majin e 2017-s, kur, në moshën 95-vjeçare, njoftoi për pensionimin nga jeta publike. Megjithëkëtë, jo tërësisht u largua nga sytë e publikut. Doli në majin e 2018-s, ku u shfaq në dasmën madhështore të nipit të tij Harry me amerikanen, Meghan Markle, duke i përshëndetur turmat në rrugët nga ulësja e pasme e një limuzine, me mbretëreshën pranë vetes.

Fytyrë publike dhe private

Imazhi publik i Philipit rëndom shoqërohej me uniformën ushtarake, një emblemë kjo e titujve të lartë të tij ushtarakë falë shërbimeve në forcat e armatosura, si dhe përvoja në Luftën e Dytë Botërore e trashëgimia familjare: Ai ishte nipi i udhëheqësit ushtarak të luftës, lordit Mountbatten.

Në jetën private, shumë shpejt dolën fjalët se Philipi ishte burrë gjaknxehtë dhe kërkues, i ftohtë dhe dominues – dhe se si prindër, ai dhe mbretëresha emocionalisht e rezervuar sillnin fare pak ngrohtësi në familje. Përshtypja e përforcua teksa shumë britanikë nisën ta shohin familjen si përherë e më jofunksionale. Shumica nisën ta shohin Philipin si një akter të parëndësishëm për çështjet shtetërore, duke e vënë në pikëpyetje atë që ai dhe Elizabeth ishin zotuar ta garantonin: stabilitetin e monarkisë.

“Vetë Philipi qartazi nuk e kishte pritur atë lloj të vëzhgimit publike që u prodhua me kalimin e viteve, kur edhe larja e lirit të ndyrë, madje të mbretëreshës, u bë temë kryesore e tabloideve, të cilat ai nisi t’i përçmonte”, ka shkuar “NYT”.

Megjithëkëtë, asnjë prej kryetitujve në gazeta nuk ishin aq të bujshëm se sa ato mbi martesën dhe divorcimin e princit Charles dhe Lady Diana Spencerit. Por shikimin jo fort dashamir të publikut ai e kishte vënë re edhe vet, kur familja ishte kritikuar për reagimin e vonshëm rreth vdekjes së Dianas, në një aksident komunikacioni në Paris më 1997. I dhembshëm për të ishte zbulimi se i biri i tij më i madh, princi Charles, kishte lënë të kuptohej se si fëmijë ishte lënduar thellë nga babai e nënçmonte herë pas here, rëndom para shokëve dhe familjarëve.

Vetë detyra që e kishte si Dukë dhe burri i princeshës ia ofronte atij lukse dhe privilegje të theksueshme. E bartte madje pasaportën Nr.1 të Britanisë (as mbretëresha vet nuk e kishte siguruar një të tillë). Si përfaqësues i Mbretëreshës, Philipi ishte anëtari i parë i familjes mbretërore që vizitoi Bashkimin Sovjetik, në një udhëtim me ekipin britanik të kalorësisë, më 1973. Ndërkaq me vite e pati privilegjin që të takohej me burrështetasit më të pushtetshëm të botës.

Kur synonte ikjen nga jeta publike, Philipi ngiste shpejt veturën. Një herë, kur mbretëresha ishte bashkudhëtare e tij, një aksident i vogël me veturë rroku ballinat e gazetave. Në fund, atij iu mor patentë shoferi më 2019, kur ishte 97 vjeç, pasi “Land Roveri” i tij u përplas me një veturë tjetër, duke e shkaktuar lëndimin e dy personave.

I pëlqente jashtë mase pilotimi i aeroplanëve, por edhe në ajër, një herë për pak sa nuk ishte përplasur me një aeroplan udhëtarësh.

Rrënjë të thella në mbretëri

Philipi ishte lindur në ishullin grek të Korfuzit më 10 qershor 1921, si fëmija i pestë dhe djali i vetëm i princit Andrew të Greqisë dhe Danimarkës, i cili ishte vëllai i Mbretit Konstantin të Greqisë. Nëna e tij ishte ish-princesha Alice, e bija e ish-princit Louise nga Battenbergu.

Familja e Philipit nuk ishte greke, por pasuese e një shtëpie mbretërore daneze, të cilën fuqitë evropiane e kishin vënë në fronin e Greqisë gjatë fundit të shekullit 19. Philipi, i cili kurrë nuk e mësoi greqishten, ishte i trashëgimtari i gjashtë i fronit grek.

Një vit pas lindjes së Philipit, ushtria e Mbretit Konstantin ishte mundur nga turqit. Babai i tij, princi Andrew, pas kësaj ishte syrgjynosur nëpërmjet juntës revolucionare greke. Ndërsa pas divorcimit të prindërve, Philipi ishte dërguar të jetonte me gjysmën nga nëna, që njëherësh ishte mbesa e Mbretëreshës Victoria. Ndërkohë hyri në kolegjin mbretëror të flotës detare Britannia në Dartmouth dhe ishte nderuar si kadeti më i mirë. Një vit më vonë, Britania hyri në luftë dhe Philipi 19 vjeç u hodh në det, si pjesë e flotës detare në Mesdhe.

Se ku dhe kur ai e takoi princeshën Elizabeth nuk dihet, por duket se ishte ftuar për darkë në jahtin mbretëror, kur Elizabeth ishte 13 a 14-vjeçare. Ishte raportuar se e kishte vizituar familjen në Balmoral, në Skoci, dhe me kalimin e kohës Elizabethi kishte vendosur t’i thoshte babait të saj se oficeri riosh i marinës ishte “burri i vetëm që do ta dashuronte ndonjëherë”.

Por babai i saj kishte dyshime. Dhe e mori atë për një vizitë mbretërore në Afrikën e Jugut.

Ndër krizat e kaluara ndërkohë dhe letrave të shkëmbyera me Elizabethin në largësi, natën e martesës, më 1947, lejtënanti riosh nga Montbatteni u bë Dukë i Edinburgut dhe iu dha titulli i Lartmadhërisë së tij.

“Zotëria i Parë”

Një vit më vonë, më 14 të nëntorit të 1948-s, Elizabeth e lindi të birin e saj të parë, Charles Philip Arthur George. Më 1950 edhe princeshën Anne, princin Andrew më 1960 pasi që u bë Mbretëreshë dhe më 1964 edhe princin Edward. Philip dhe Elizabeth më pas u bënë edhe me tetë nipër dhe tetë stërnipër.

Me kalimin e viteve behën thashethemet për telashe në martesë, raportime për ngritje zërash në korridoret e pallatit. Por vështirësitë martesore të fëmijëve të tyre i vënë në hije mospajtimet mes princërve. Princesha Anne u divorcua me bashkëshortin e saj, Mark Phillips, më 1992, ndërsa divorci i princit Andrew me Sarah Fergusonin, Dukeshën e Yorkut, rrokën ballinat e tabloideve. Ama ato nuk ishin gjë krahasuar me ndarjen e Charlesit nga Diana.

Kur divorci u finalizua, Philipi e shprehu hapur mospajtimin për Dianan. Dhe për këtë gjë, ai u ballafaqua me kritika kur Diana mbeti e vdekur në moshën 36-vjeçare në të 1997-n.

I lodhur nga telashet në jetën publike dhe private, Princi me kalimin e kohës nisi t’i kthehej sportit dhe dikur më vonë filloi edhe të pikturonte.

Dhe në fund, më 2017 vendosi që ta përmbyllte angazhimin në detyrat e familjes mbretërore.

Të ngjashme