Jeta është shumë e shkurtër! Sidomos këto 10 shqetësime të zakonshme që po rendisim më poshtë, as nuk duhet të lejoni që t’jua marrin energjinë tuaj. Hiqni dorë prej tyre dhe kushtojini vëmendje gjërave që kanë vërtetë rëndësi…
1.Të fyesh veten
Në pasqyrën e banjës, kur sheh fotografitë e tua të Instagramit, kur provon rroba… Të gjithë rastet kur kritikon trupin tënd, janë njëkohësisht një milionë shanse për ta respektuar vetveten, komplimentuar atë, dhe për të ndërtuar më shumë vetëvlerësim duke qenë mbështetësja më e madhe e vetes tënde.
2.Të ndihesh fajtor se nuk bëre ushtrime një ditë
Është shumë në rregull nëse merr ndonjë ditë pushim dhe nuk i thua vetes që prej kësaj, je dështak. Si i thonë, duhet më shumë se një ushtrim për një trup më të mirë, dhe gjithashtu, duhet më shumë se një ditë e lënë pa ushtrime për të të prishur gjithë punën që ke bërë.
3. Të qash prej të dashurve të këqij
Para se të marrin “titullin” i dashur, bëjnë mirë ta meritojnë. Dhe nëse ai të bën të qash apo të lë në shtëpi duke u ndjerë e keq-ardhur për veten tënde, atëherë ai nuk e ka merituar. Nuk ke kohë për ta çuar dëm duke qarë për të.
4. Të bësh një punë që e urren
Lërja dikujt tjetër që mund të jetë i lumtur me atë punë, dhe kërko që koha dhe energjia jote shumë e vlefshme dhe e kufizuar, të shpenzohet në diçka që e beson. Jeta është shumë e shkurtër për të qenë i mërzitur 40 orë në javë.
5. Të mos ndash ëndrrat me miqtë, familjen dhe të dashurit
Nëse nuk i ndan ëndrrat dhe objektivat me miqtë, familjarët dhe njerëzit që i do, ata nuk do të dinë si t’ju mbështesin apo inkurajojnë. Dhe nëse nuk ndani se çfarë doni të krijoni apo të bëni, nuk keni të drejtë që të prisni që ajo të ndodhë si me magji. Përdori fjalët si mjetin më të fuqishëm që keni.
6. Të jesh shumë dembel për të bërë ndryshime në jetën tënde
Justifikimet hanë shumë kohë – duhet t’i krijosh, t’i përsërisësh deri kur t’i besosh, dhe më pas t’i përdorësh në të gjithë ato fusha ku, përndryshe, thjeshtë do i futeshe punës dhe do i bëje gjërat. Mjaft me justifikime.
7. Të krahasohesh me të tjerët
Sado të dëshironi që të ishit dikush tjetër, prapëseprapë nuk do të ndryshoni atë që jeni. Filloni të fokusoheni për ta bërë veten atë që ju doni të jeni.
8. Të mos shpenzoni paratë tuaja për udhëtime dhe aventurë
Ka shumë plazhe, kasolle, maja malesh, vreshta, kanione, shkëmbinj dhe qytete për të mos ndenjur në shtëpi dhe për të mos i parë. Keni shumë pak kohë para se të jetë shumë vonë për të udhëtuar – dhe përse nevojiten gjithë ato kursime, nëse nuk të shpien në botë të ndryshme?
9. Të kritikoni të tjerët
Nuk të bën të ndihesh më mirë me veten, thjeshtë të bën të ndihesh i palumtur dhe që nuk fal. Askush nuk dëshiron të rrijë me kësi personash.
10. Të vlerësosh mendimet e të tjerëve mbi të tuat
I vetmi mendim për jetën tënde dhe vendimet e tua që mund ta besosh vërtetë, është mendimi yt. Jeni i vetmi që e keni parë veten tuaj gjithë jetën dhe i vetmi që e njihni më mirë. Besoji vetes tënde. Ti e di se çfarë është më mirë për ty.