Hoxha dhe humanisti Halil Kastrati dhe kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, kanë përuruar edhe dy shtëpi, për dy familje në nevojë, të cilat janë ndërtuar në kuadër të bashkëpunimit në mes të shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit” dhe Komunës së Malishevës.
Kreu i Komunës Ragip Begaj, e ka falënderuar shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit” dhe hoxhën Halil Kastrati, për bashkëpunim dhe për ndërtimin e shtëpive, për familjet që kanë nevojë, apo që e kanë problem strehimin.
Për këtë vit janë ndërtuar pesë shtëpi për familjet në nevojë, të cilat dy prej tyre i kanë përuruar sot, duke ju dhënë çelësat e shtëpive, familjes së Ferat Morinës në Gollubovc dhe familjes së Rrahman Gashit në Vërmicë.
Në ndërtimin e shtëpive, Komuna e Malishevës, ka marrë pjesë në ndërtim me shumën prej 5 mijë eurove në secilën shtëpi, ndërsa pjesa tjetër është ndërtuar nga shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” , ndërsa bashkëpunimi në mes të kësaj shoqate dhe komunës, është i vazhdueshëm.