Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, u takua sot në Prishtinë me ambasadorin francez Didier Chabert për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe përmirësimin e pozitës së popujve joshumicë në Kosovë.
Bëhet e ditur se Asociacioni ishte një nga temat kryesore dhe ministri i tha ambasadorit francez se krijimi i AKS-së është thelbësor për popullin serb, pasi ai do të kontribuojë në fusha të tilla si arsimi, shëndetësia, planifikimi urban dhe rural dhe ekonomia kur janë në pyetje komunat serbe në Kosovë pasi mund të përmirësohen në mënyrë më konkrete, transmeton Klan Kosova.