Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherit ministër për komunitete dhe kthim, Dalibor Jevtiq, mori ftesë që së bashku me gruan e tij Milena të marrë pjesë në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve të këtij viti që mbahen më 8 shkurt në Uashington.
Siç bë të ditur zyra e tij, gjatë qëndrimit të tij në Amerikë do të ketë një sërë takimesh me zyrtarë nga Departamenti i Shtetit, Kongresi dhe Senati, si dhe zyrtarë tjerë.
Ministria për Komunitete dhe Kthim më pas do të informojë publikun për detajet e vizitës së Jevtiqit atje.
Kjo do të jetë hera e parë që ai do të marrë pjesë në një aktivitet ku do të mbajë fjalim presidenti i ShBA-së Donald Trumpm.