Jevtiq: Për Trepçën do të flitet në Bruksel

Prishtinë | 01 Qer 2018 | 14:25 | Nga

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri për Komunitete e Kthim në dorëheqje, Dalibor Jevtiq mendon se çështja e Trepçës me siguri do të zgjidhet në kuadër të dialogut të Kosovës e Serbisë në Bruksel, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se vendimi i Qeverisë për Trepçën nuk ka pasur pajtim nga të gjithë përfaqësuesit e komuniteteve në Kosovë.

“Në këtë rast është me shumë rëndësi mendimi i përfaqësuesve të serbëve në veri të Kosovës i cili nuk është marrë para sysh. Ata nuk pjesë e këtij procesi dhe nuk kanë qenë të përfshirë në hartimin e statutit . Mendoj se kjo nuk është mirë dhe se është edhe një hap tjetër i njëanshëm. Ky është edhe një proces i marrjes së vendimeve bazuar në interesa një nacionale, gjë që nuk është mirë“, citon radiokim të ketë thënë Jevtiq.

Sipas statutit, Qeveria e Kosovës posedon 80 për qind të aksioneve, ndërsa 20 për qind e aksioneve do të jenë në pronësi të punëtorëve në përputhje me Ligjin për Trepçën.

“Mendoj se çështja e Trepçës do të zgjidhet në një vend tjetër, me siguri në kuadër të dialogut të Beogradit e Prishtinës në Bruksel , sepse kështu si janë gjërat, as Ligji, as procesi i implementimit të ligjit nuk do të jetë në veri të Kosovës”, ka përfunduar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme