Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq u ka uruar të gjithë të besimtarëve të fesë islame festën e Kurban Bajramit.
“Uroj që kjo festë e madhe, Kurban Bajrami, të sjellë paqe, tolerancë, respekt të ndërsjellë dhe mirëkuptim, sepse festat e mrekullueshme gjithmonë na kujtojnë saktësisht vlerat e vërteta. Të gjithë ne që jetojmë në Kosovë, njëri pranë tjetrit dhe njëri me tjetrin, duhet të jetë dhe është qëllimi i ruajtjes së miqësisë dhe mirëkuptimit. Kjo është arsyeja pse ne mësojmë nga njëri-tjetri dhe njëri me tjetrin në mënyrë që gjithçka që bëjmë të jetë në të mirë për ne dhe se jeta në paqe dhe mirëqenie të jetë një qëllim i përbashkët”, ka thënë Jevtiq.
“Ju uroj që festën e Kurban Bajramit ta kaloni në frymën e zakoneve në lumturi familjare, të rrethuar nga miqtë dhe familja më e afërt. Uroj që kjo dhe të gjitha festat e ardhshme të janë festat e lumturisë dhe prosperitetit mes njerëzve“, përfundon urimi i ministrit Jevtiq.