Jezidët i pranojnë gratë e përdhunuara nga ISIL-i, por jo fëmijët e tyre

Prishtinë | 29 Pri 2019 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Udhëheqësit fetarë të jezidëve (në Irak) kanë njoftuar se nuk do t’i pranojnë fëmijët e grave të përdhunuara nga pjesëtarët e ISIL-it, raporton Aljazeera për Ballkanin, transmeton Koha.net.

Rreth tre mijë gra jazide ende nuk janë gjetur pas sulmeve të ISIL-it.

Raportohet se fëmijët e lindur pas përdhunimit të grave jezide nga luftëtarët e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIL) nuk do të lejohet t’i bashkohen komunitetit në veri të Irakut, kanë bërë të ditur liderët fetar të këtij komuniteti.

Këshilli Suprem Fetar i Jezidëve më herët ka njoftuar përmes një deklarate se të gjithë të mbijetuarit nga radhët e jezidëve të krimeve të ISIL-it si dhe fëmijët e tyre duhet të pranohen në komunitet, por kjo nuk përfshin “fëmijët e lindur si rrjedhojë e përdhunimeve nga luftëtarët e ISIL-It, por vetëm ata nga të dy prindërit jezidë.

Fëmijët e lindur nga përdhunimet janë shndërruar në temë debatesh të ashpra në këtë komunitet të vogël në Irak, që dikur numëronte 500 mijë anëtarë, si dhe pranimi i fëmijëve si jezidë vetëm nëse të dy prindërit janë nga ky sekt.

Një kohë të gjatë është këmbëngulur se gratë që lidhin martesë me burra jashtë këtij sekti nuk u përkasin më jezidëve.

Por, pas vitit 2015, pasi luftëtarët e ISIL-it morën rajonin e Irakut Sinjar dhe masakruan meshkujt ndërsa ndalën gratë robër seksualë, udhëheqësi shpirtëror i jezidëve, Baba Sheikh dha urdhër përmes të cilit shprehu mirëseardhjen për gratë që do të tkhehen në shtëpi.

Javën e shkuar, Hazem Tahsin, kryetar i Këshillit Suprem Fetar urdhëroi se “pranohen të gjithë të mbijetuarit e krimeve të ISIL-it dhe se konsiderohet se ajo që u ka ndodhur atyre ka qenë kundër vullnetit të tyre”.

Këtë vendim aktivistët jezidë e përshëndeten si “historike”, duke kujtuar se me këtë vendim u lejohej edhe fëmijëve të lindur pas përdhunimit të grave që të jetojnë me familjet e tyre.

Organizatat për të drejtat e njeriut kanë kritikuar e kundërshtuar vendimin që fëmijëve të lindur si rrjedhojë e përdhunimit të grave jezide nga pjesëtarët e ISIL-it të mos u lejohet bashkimi me komunitetin.

Të ngjashme