Ekspertët e shëndetit e shohin betejën me sëmundjet tumorale të përqendruar kryesisht te regjimi ushqimor.
Sipas tyre, kanceri është rrjedhojë e jetës moderne, ku bollëku ushqimor konfundohet me cilësinë ushqimore.
Çelësi qëndron pikërisht në aplikimin e një diete të ekuilibruar duke mënjanuar produktet me përmbajtje të lartë yndyrore dhe duke konsumuar sa më shumë fruta dhe perime.
Sipas mjekëve, për të luftuar kancerin duhet të evitohen me çdo kusht produktet që kanë prejardhjen nga kafshët. I thoni jo bulmetit, vezëve dhe mishit.
Rekomandohet që të konsumohen sa më shumë fruta dhe perime, prej të cilave 80% të freskëta 20% të gatuara pak.