Dashuria i pushton të gjitha, e ka pushtuar edhe qeverinë!
Armiku më i madh i kësaj qeverie është që shumica e ministrave janë të dashuruar në vetveten, e ka raste kur janë dashuruar dëshprimisht edhe në persona të dytë dhe të tretë!
Sherri që një ministër u dashurua marrëzisht, duhet tash t’i shtyjmë zgjedhjet lokale, derisa t’i pashitet pak dashuria!
Kjo është arsyeja më e bukur në historinë e njerëzimit, kur qeveria i jep përparësi dashurisë mes dy pëllumbave, dhe ndërhyn edhe Presidente Otomani për t’i ndihmuar zemrat e thyera…
S’ka më sevap se t’i gjendesh pranë njeriut të magjepsur nga dashuria… por ama problemi është se shqiptarët janë primitivë, nuk kuptojnë, e konsiderojnë dashurinë ‘të pamoralshme’, kur nuk ndodh në skenën e oborrit të shtëpisë!
Krejt janë tradhtarë, ama s’ka gjë që urrejnë më shumë se tradhtinë.
Mua më intereson, pse popullata shqiptare ‘aferat e dashurisë’ i quan ‘skandale seksuale’!
Afera nuk është skandal, as dashuria nuk është seks!
Çfarë edukate është kjo…A s’duhet të legjitimohet ‘tradhtia bashkëshortore’!
Çdo gjë që nuk dënohet me Ligj, duhet të legjitimohet.