Krerët e institucioneve të Kosovës nuk janë aty ku janë për falltarë. Falltarë që parashikojnë lajme të këqija, aty janë për të dhënë lajme të mira, bile edhe këto ogure vetëm pasi janë marrë vendimet e mira, vendime që bëjnë zgjidhje të mira për publikun. Kosovës, në të gjitha mediet e saja, lajmë të zeza i servohen nga mëngjesi në mbrëmje nga Serbia, të përcjella me fotot e Vuçiqit e të Daçiqit për çdo ditë të lume. Lajmet e ngjashme as që ka nevojë që të na vijnë nga të parët e shtetit tonë. Këta tanët votën e kanë marrë për të bërë punë të mira për qytetarët dhe për të forcuar çdo segment të shtetit të pavarur, sovran e demokratik. Nuk janë aty për t’u bërë zëdhënës të politikës se Beogradit. Se çka donë Beogradi për ne shqiptarët, se ne e dimë mirë që më shumë se një shekull. Ato politika secilit që do, që dinë, sheh e dëgjon, i ka parë e përjetuar në kurrizin e vet.
Krerët e institucioneve tona, janë aty për t’i mbrojtur e mbrojtur fortë interesat e qytetarëve të Kosovës, për të krijuar e hapur perspektiva të reja, për të organizuar mirë e fortë sektorin e sigurisë kombëtare edhe nga konfliktet apo luftërat e reja. Nëse është rreziku i ndonjë konflikti të armatosur që rrezikon sigurinë kombëtare, ata duhet ta përgatisin kombin për t’i marrë të gjitha masat e duhura. Për ketë pozicioni ynë është shumë më i mirë sesa ishte në vitet 1997-98 e 99. Ju që dhjetë vite keni qenë në pozita për t’i garantuar jo vetëm këto që u cekën, por është shumëçka tjetër, është mirë t’i tregoni kombit se jeni të pa aftë për të drejtuar shtetin dhe për të qeverisur në të mirë të vendit e kombit.
Ju, nëse nuk e dini mësoni, normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë as nuk është varur e as nuk varet nga ne. Ne, as luftën nuk e kemi bërë me qejf, por pse na është imponuar. Për t’i normalizuar marrëdhëniet kemi bërë kompromise pas kompromisi, Serbia asnjë herë nuk ka qenë e gatshme për normalizim të marrëdhënieve, ajo nuk është as sot. Ketë e deklarojnë çdo ditë krerët e shtetit serb, që edhe në kohën e gjenocidit serb, kanë pasur pozita të larta në Serbi.
Serbia do t’i normalizonte marrëdhëniet me Kosovën, por pa shqiptarët. Pra Serbia është në politikat e saja të njohura.
Kështu mos u lodhni kotë, por kujdesuni për të ndërtuar shtetin e së drejtës, shtet që do të garantonte perspektivën e qytetarëve të vetë. Ketë keni për obligim që ta bëni. Mos u bëni merak se çka donë e nuk donë Serbia.
(Autori është kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate)