Jo vetëm Barcelona, edhe tri skuadra italiane e duan Depayn në janar

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Memphis Depay ishte dëshira e madhe e Barcelonës gjatë afatit kalimtar veror.

Por përkundër që gjiganti katalunas bëri përpjekje të mëdha, ata nuk arritën transferimin e tij.

Holandezi dëshironte të bashkohej me Ronald Koeman, por oferta e Barcelonës nuk ishte e kënaqshme për Lyonin.

26-vjeçari tanimë është futur në vitin e fundit të kontratës dhe Lyon synon ta shes atë në janar që mos ta humbas me parametra zero në verë.

Mundo Deportivo ka shkruar se Barcelona nuk është skuadra e vetme në garë për holandezin, pasi atë e duan edhe tri skuadrat e mëdha italiane, Juventus, Roma dhe Milan.

Agjenti i lojtarit ka pasur bisedime me Barcelonën, por ai gjithashtu ka folur edhe me skuadrat italiane.

Barça do të ketë konkurrencë të ashpër për të nënshkruar me lojtarin, pasi ai tundohet edhe nga ofertat e klubeve nga Serie A.

Depay është duke kaluar formë jashtëzakonisht të mirë, ku në nëntë ndeshje në Ligue 1 ka shënuar pesë gola e ka bërë tre asistime.

Lyon është gati ta shes atë në janar, por shpreson që të fitojë mbi 10 milionë euro nga largimi i tij. 

Të ngjashme