Jo vetëm Ramos, dy ish-shok skuadre të tjerë priten t’i bashkohen Ronaldos në Arabinë Saudite

Prishtinë | 05 Jan 2023 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Punësimi i Cristiano Ronaldo është vetëm njëra anë e medaljes. Edhe 1 miliardë eurot që do të arkëtojë portugezi në 5 vitet e ardhshme duken thjesht si detaj. Kjo sepse, Al-Nars synon të ndërtojë një ekip me yje që me moshën janë disi përpara

Në krye të listës së sheikëve, është tashmë Luka Modric, që me 37 vitet e tij lundron ende pa asnjë problem në skenat më prestigjioze.

Vështirë t’ia shkëpusë Realit, por milionat, sidomos në sport, bëjnë diferencën.

E nëse kjo treshe i bashkohet CR7-ës, atëherë Al-Nasr do të ishte një skuadër e denjë për të konkurruar edhe në Evropë.

Gjithashtu prej disa javësh drejtuesit e Al-Nasr kanë nisur kontaktet edhe me Sergio Ramosin.

Të ngjashme