Joe Biden ndërpret sulmin në Siri, pasi në vendin e shënjestruar kishte gra dhe fëmijë

Prishtinë | 04 Mar 2021 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka ndërprerë një sulmin e dytë ajror në Siri në minutën e fundit pasi inteligjenca raportoi praninë e një gruaje dhe disa fëmijëve në vendin e shënjestruar.

Pas 10 ditë diskutimesh, Bideni kishte urdhëruar më 26 shkurt Pentagonin të vazhdonte me dy sulme brenda Sirisë, si përgjigje të sulmit me raketa kundër forcave amerikane në Irakun verior më 15 shkurt.

Presidenti mori një paralajmërim urgjent nga një ndihmës vetëm 30 minuta para se bombat të lëshoheshin drejt objektivit, sipas raportimit të The Wall Street Journal.

Inteligjenca amerikane raportoi për një grua me fëmijë në një oborr në vend dhe presidenti anuloi urdhrin për të goditur atë shënjestër.

Sulmi ndaj shënjestrës së parë vazhdoi suksesshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme