Joe Biden zvogëlon shanset për marrëveshjen tregtare Britani-ShBA

Prishtinë | 22 Sht 2021 | 08:10 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan Joe Biden ka zvogëluar shanset për të ndërmjetësuar një marrëveshje të tregtisë së lirë pas Brexit me Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa zhvilloi bisedime me Boris Johnson në Shtëpinë e Bardhë.

Zyra e Johnson tha se përparësia e saj ishte akoma arritja e një marrëveshjeje vetëm me SHBA-në.

Por BBC merr vesh që ministrat britanikë tani po konsiderojnë bashkimin me një pakt ekzistues tregtar të Amerikës së Veriut në vend që të ndjekin një marrëveshje të veçantë.

Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu për Irlandën e Veriut, ndryshimet klimatike dhe Afganistanin gjatë takimit 90 minutësh.

Nga zyra e Johnson theksuan se “kishin rënë dakord të vazhdonin punën drejt një marrëveshjeje të ardhshme të plotë të tregtisë së lirë”.

Megjithatë, Johnson më herët kishte minimizuar shanset për të siguruar një marrëveshje me SHBA para zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme, duke thënë: “Amerikanët negociojnë shumë fort”, raporton BBC.

Duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale para bisedimeve, Biden tha se dyshja do të diskutonin për tregtinë “pak”, duke shtuar: “Ne do të duhet të punojmë shumë.”

Një marrëveshje do të inkurajojë tregtinë duke e bërë atë më të lirë – zakonisht duke zvogëluar ose eliminuar taksat e quajtura tarifa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme