Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johannes Hahn, nesër do të vizitojë Maqedoninë dhe do të nisë procesin e skriningut në vend për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.
Sipas agjendës, Hahn nesër në mëngjes do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, ndërsa më pas me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe kreun e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Eurokomesari Hahn pritet që të mbajë fjalim para anëtarëve të Këshillit kombëtar për eurointegrime në Kuvendin e Maqedonisë.
Javën e kaluar Hahn njoftoi se do ta vizitojë Maqedoninë dhe Shqipërinë për fillimin e procesit të skriningut në këto dy vende. Pas përfundimit të takimeve në Shkup, Hahn do të udhëtojë për në Tiranë.