John Travolta dhe Olivia Neëton-John entuziazmuan fansat duke rikrijuar karakteret e tyre ikonë nga seritë e “Grease” – hera e parë që ata visheshin si “Sandy dhe Danny” që nga debutimi i filmit hit në vitin 1978.
Dyshja të veshur të tillë u shfaqen në “Meet n’Grease” edhe në të në West Palm Beach, njofton Klan Kosova.
Travolta, 65 vjeçar, e veshi kostumin nga skena e fundit – një këmishë të zezë, xhaketë të lëkurës dhe flokët i kishte bërë në stilin e ‘rockabilly’.
Neëton-John, 71 vjeç, kishte veshur një veshje të ngjashme me kostumin e vajzës shkollore të Sandyt.
“Hera e parë në kostum që kur kemi bërë filmin!”, shkroi Newton-John, raporton People.
Xhaketa që kishte veshur ajo në film ishte vënë në ankand për 243 mijë dollarë këtë muaj – dhe më pas i është kthyer aktores.
Të hollat do të shkojnë në fondacionin e Olivia Newton-John në Melbourne, Australia, ku edhe do të shfaqet veshja.