John Travolta tregon pse u bë tullac

Prishtinë | 06 Shk 2019 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Të gjithëve po u pëlqen pamja e re e John Travolta që tashmë është tullac.

Aktori 64 vjeçar në një intervistë për ET, në Super Bowl në Atlanta, ka treguar se ai është motivuar nga miku i tij, reperi Pitbull – që gjithashtu është tullac – për të rruajtur flokët e tij.

“Ai është një nga personat që më ka inspiruar, pa dyshim. Megjithatë unë e kisha bërë një gjë të tillë edhe më herët, vite më parë, për filmin “From Paris with Love””, ka thënë Travolta.

Aktori ka thënë se ai nuk e kishte menduar asnjëherë që ta mbante këtë pamje, transmeton Klan Kosova.

“Familja më tha ‘pse nuk e rruan kokën për Vitin e Ri?’ dhe unë më pas e postova në Instagram. Rrjeti u çmend, u bë virale më shumë se sa unë prisja dhe u bë kryelajm në mediat rozë – vendosa që ta bëj një gjë të tillë”, ka thënë tutje ai në këtë intervistë.

https://www.instagram.com/p/BsT51kOAp7o/?utm_source=ig_embed
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme