Johnson flet në Kuvend, kërkon pajtim mes Kosovës e Serbisë

Prishtinë | 10 Nën 2016 | 11:09 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosova dhe Serbia, sa më parë duhet ta lënë pas të kaluarën dhe të pajtohen në mes vete.

Kjo është kërkesa që Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe Boris Johnson, ka pasur për të dyja vendet e Ballkanit Perëndimor, gjatë fjalimit të tij nga foltorja e Kuvendit të Kosovës.

“Kosova duhet të arrijë një raport normal me Serbinë, dhe këtë do ta diskutojë edhe në Beograd gjatë vizitës time atje”.

Ndonëse ai e kupton se mund të jetë e vështirë të arrihet pajtimi pas luftës që la pasoja, thotë se interesat e të dyja vendeve në mes vete, duhet ta tejkalojnë të kaluarën.

“Nuk mund të presim nga shoqëria që t’i harrojë kujtimet nga lufta, por Kosova dhe Serbia kanë interesa të përbashkëta vitale dhe duhet vullnet i fortë politik që të arrihet pajtimi. Duhet shumë punë për t’i përmirësuar gabimet e mëparshme, dhe kjo mund të bëhet duke i dënuar kriminelët e luftës të të dyja palëve”, ka shtuar Johnson.

Zyrtari i lartë britanik, po ashtu ka pasur një mesazh të rëndësishëm për Kosovën në raport me Dhomat Speciale që do t’i hetojnë dhe gjykojnë krimet e supozuara të luftës në Kosovë.

“Bashkëpunimi me Gjykatën Speciale është tejet i rëndësishëm për Kosovën, pavarësisht se sa e vështirë mund të jetë kjo”.

Duke folur para deputetëve, ministri i jashtëm britanik, Boris Johnson, kujtoi periudhën e luftës në Kosovë, kur mijëra shqiptarë po depërtoheshin dhunshëm nga vatrat e tyre dhe fshatra të tëra po digjeshin e rrafshoheshin me tokë.

Në vazhdim, Johnson foli për ndihmën që NATO-ja dhe bashkësia ndërkombëtare në tërësi, i dha Kosovës për krijimin e një shoqërie dhe shteti të ri. Ai tha se është e mrekullueshme ta shohësh Prishtinën, nga një qytet i shkatërruar e me xhama të thyer gjatë luftës, të ndërtuar e më shumë restorante sot.

Ministri i jashtëm britanik tha se ndihet krenar që Britania e Madhe është një ndër shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ai shtoi se Kosova, si një shtet i pavarur, i njohur nga 112 vende të tjera, është një gjë e mrekullueshme. Ministri britanik tha se shteti i tij mbështet shumë krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë, ndërsa u shpreh i bindur se lidhjet ekonomike midis dy vendeve janë duke u zhvilluar.

Zyrtari i lartë britanik foli edhe për sfidat e përbashkëta, siç është lufta kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në përfundim të fjalës së tij, Johnson tha se Kosova ka shumë sfida para vetes, por u shpreh i sigurt se ajo do t’i tejkalojë ato.

Johnson ngushëllon familjen Dehari, kërkon hetim të detajuar

Sekretari i Shtetit për Punë të Jashtme të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, në këto momente është duke mbajtur një fjalim në Kuvendin e Kosovës.

Boris Johnson në adresimin e tij para deputetëve në Kuvendin e Kosovës ka shpehur ngushëllime për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

“Do ta shfrytëzoj rastin që ta ngushëllojë familjen e Astrit Deharit për vdekjen e tij në burg. Do ta jap këtë mesazh në frymën e një miqësie të fortë në mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe”, ka thënë ai.

Johnson ka kërkuar që të ketë hetim të detajuar dhe transparent për vdekjen e të riut Dehari.

Ministri britanik do të qëndrojë gjatë ditës së sotme për vizitë zyrtare në Kosovë, e më pas do të shkojë edhe në Serbi.

Johnson: Britania do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën

Ai ka thënë se Britania do të vazhdojë ta përkrahë shtetin e Kosovës, ndërsa ka shtuar se  Kosova mund të jetë shembull për të mirë për shtetet e tjera.

“Mendoj që Kosova mund të jetë një shembull i fuqishëm për vendet e tjera. Jam i kënaqur që Britania ishte ndër vendet e para që e ka njohur Kosovën. Ne ishim dhe jemi aleat të Kosovës”, ka deklaruar ai.

“Specialja, e vështirë, por e rëndësishme”

Në adresimin e tij drejtuar deputetëve të Kosovës dhe popullit, Johnson ka thënë se Gjykata Speciale që do gjykojë krimet e luftës, mund të jetë e vështirë por ka një peshë të madhe për të ardhmen e vendit.

“Bashkëpunimi me Gjykatën Speciale është tejet i rëndësishëm për Kosovën, pavarësisht se sa e vështirë mund të jetë kjo”, ka thënë Johnson.

Nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, Johnson po ashtu ka kërkuar pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë, duke cituar se janë interesat vitale ato që i bashkojnë këto dy vende të Ballkanit Perëndimor dhe se duhet vullnet politik i fuqishëm, për ta harruar të kaluarën.

Ai më pas, ka thënë se e kujton kohën kur Kosova digjej nga lufta.

“Ishim shumë të gëzuar dhe mbaj mend që kam parë xhamitë dhe fshatrat duke u djegur nga forcat tërheqëse”, ka shtuar ai.

Johnosn më tej, ka theksuar se mban mend shprehjen në fytyrat e refugjatëve, që siç thotë ai, ishin kapluar nga frika.

Pas fjalimit, Johnson do të marrë pjesë edhe në në lansimin e projektit “Përkrahje për zhvillimin e partive politike të Kosovës”.

Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë të qeverisë së Britanisë së Madhe, pas vendimit të këtij vendi për BREXIT.

boris-johnson1

Të ngjashme