Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë, ka mbledhur në një takim përfaqësuesit e partive opozitare.
Johnson i ka porositur ata se duhet të bashkëpunojnë edhe me partitë në pushtet. Me këtë rast, është lansuar dhe projekti “Përkrahja për Zhvillimin e Partive Politike të Kosovës”.
Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe kërkoi nga partitë në Kosovë që të ndërtojnë një demokraci dhe të jenë pluraliste.
Johnson para këtij takimi, ka folur edhe para deputetëve nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, ku ka përmendur rëndësinë e Gjykatës Speciale, ka kërkuar pajtim me Serbinë dhe ka bërë thirrje që politikanët të punojnë në shërbim të popullit.
Ai, po ashtu, është takuar edhe me zyrtarë të lartë të institucioneve të vendit.