Këngëtarja 29-vjeçare, Jojo, e cila me ta lansuar këngën debutuese “Leave” në vitin 2004, arriti të bëjë famë të madhe anembanë botës, po e shënon rikthimin e saj në muzikë me albumin e ri, “Good to Know”.
Ajo ka bërë të ditur se ka punuar shumë rreth këtij incizimi që ta sjellë sa më të veçantë, duke e quajtur atë një album më seksi. Jojo ka treguar se ka qenë beqare për dhjetë muaj sa ka punuar në këtë projekt, por kjo nuk e ka penguar që të krijojë tekste këngësh që flasin për dashurinë dhe intimitetin.
Për revistën “Maxim”, këngëtarja citohet të ketë thënë: “Atë kohë nuk isha në ndonjë lidhje intime, por marrëdhëniet seksuale i kisha në mendje vazhdimisht. Thjeshtë isha shumë e interesuar që në këtë projekt ta trajtoja sensualitetin dhe seksualitetin femërorë. Sapo e kisha kuptuar që nga mosha 14-vjeçare kam qenë në lidhje të njëpasnjëshme dhe kisha harruar t’i kushtojmë më shumë kohë dhe vëmendje vetes sime. Prandaj, doja ta shikoja çfarë ndjenje është kjo”.
Kënga kryesore e albumit me titull “Man”, e përfshinë një mesazh nga nëna e Jojos, dhe këngëtarja tregoi se ky mesazh ishte rezultat i ankesave të vazhdueshme të saj rreth jetës personale.
Ylli i hitit “Too Little Too Late” ishte vetëm 13-vjeçare kur e kishte lansuar albumin e saj të parë, dhe në intervistën e saj të fundit këngëtarja e pranoi se është ndier e frustruar që nuk ka mundur t’i bëjë të njëjtat gjëra me muzikën e saj, sikurse koleget tjera në skenën e muzikës pop.