Ajo gjatë vitit të kaluar është bërë nënë për herë të parë.
Bëhet fjalë për prezantuesen dhe aktoren nga Shqipëria, Jonida Vokshi, e cila në qershor të 2020 ka mirëpritur vajzën, Emi, bashkë me partnerin e saj, aktorin Besnik Krapi.
Disa muaj pas lindjes, bukuroshja shqiptare ka vendosur të krijojë diçka të bukur për të dhe tashmë njoftoi se e ka përjetësuar në dorë.
Përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në InstaStory, Jonida tregon se ka bërë tatuazh emrin e vajzës.
“Tatuazhi më i bukur”, shkroi krahas postimit.
E njëjta ndërkohë ka realizuar edhe një tjetër në fund të shpinës, por që nuk dihet kuptimi që ka.
“Kuptimi? Tatuazhi i dytë. Faleminderit Zot”, ka shtuar ajo.
Kujtojmë që Jonida është e martuar prej më shumë se dy vitesh me aktorin nga Prizreni, Besnik Krapi, njohja e të cilëve u bë nga seriali “O sa mirë”.