Jonuz Musliu tërë jetën ia kushtoi të drejtës së popullit të vet

Gjilan | 20 Jan 2018 | 10:39 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lufti Haziri, dhe figura të tjera publike e qytetarë, kanë bërë homazhe te arkivoli i veprimtarit Jonuz Musliu, i cili u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare.

Musliu, ish-komandant i UÇMPB-së dhe kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, vdiq në një spital në Turqi, ku ishte duke u trajtuar pas një sëmundjeje të rëndë.

Haradinaj ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen, bashkëluftëtarët, dhe të gjithë qytetarët. Ai tha se Jonuzi ishte atdhetar intelektual dhe luftëtar, që jetës së tij i dha kuptim duke ia kushtuar të drejtës së popullit të vet.

“Familjes Musliu, bashkëluftëtarëve të Jonuzit, qytetarëve të Luginës së Preshevës, qytetarëve të kësaj treve Anamoravës, kryetari të Gjilanit z.Lutfi Hazirit dhe gjithë bashkëkombësve tonë ku do që janë ju shprehim ngushëllime për vdekjen e hershme të Jonuz Mulsiut”, tha ai.

Haradinaj tha se për Musliun jeta kishte veç një kuptim e drejta e popullit shqiptar. Ai madje tregoi se edhe çka ka shkruar në librin e zisë.

“Një atdhetar, intelektual, luftëtar, një njeri që jeta e tij ka veç një kuptim: e drejta e popullit të vet. Në librin e zisë e shkrova vetëm një fjalë: ‘Jonuz si ti, si populli ynë: luftë vuajtje, por me nder'”, tha Haradinaj, pas homazheve para arkivolit të Jonuz Musliut.

Nga ora 9:30 në Teatrin e Qytetit të Gjilanit kanë filluar homazhet për nder të ish-kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, i cili po ashtu ishte edhe kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Jonuz Musliu.

Homazhet do të mbahen deri në orën 12, ndërsa varrimi i Musliut do të bëhet në vendlindjen e tij në Konçul të Bujanocit në ora 14.

 

Image may contain: 10 people

Të ngjashme