Mirel Josa do të qëndrojë si kryetrajner i Prishtinës.
Vulën do të japë kryetari i Klubit të Prishtinës Remzi Ejupi, i cili ka ekskluzivitetin me mandat nga statuti, pasi që të rikthehet nga pushimi.
Sipas njoftimit në faqen zyrtare të Klubit Prishtina, Josa ka mbështetjen maksimale të pothuajse 99% të futbollistëve.
“Përforcimet që i ka bërë Prishtina, lojtarët e ardhur, në negociata me klubin, gjithmonë dhe të gjithë kanë shprehur haptas se Prishtinën, ndër tjera, e zgjedhin për shkak cilësive dhe punës që bënë profesor Josa”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, për FC Prishtina, gjithmonë e rëndësishme ka qenë uniteti i grupit, i futbollistëve dhe shtabit teknik dhe besimi që kanë në mes veti.
“Tifozëve të vërtet të klubit u themi, se FC Prishtina është në rrugë të drejt dhe njëkohësisht i falënderojmë për besimin, atyre dhe të gjithë dashamirëve të vërtet të klubit, nga ish-futbollistë e deri te ish-trajnerët që me ngulm në orët e fundit na kanë dhënë mbështetje të shqetësua nga lajme të orkestruara”, thuhet ndër të tjera në kumtesë.