Promotorët amerikanë të Tyson Furyt dëshirojnë të “godasin hekurin sa është i nxehtë” dhe të sigurojë ‘një betejë britanike’ me Anthony Joshuan.
31-vjeçari Fury do të ndeshet me mbretin e kategorisë WBC, 34-vjeçarin Deontay Wilder, të shtunën pas mesnate në Las Vegas.
Marrëveshja mes dy boksierëve përfshin edhe gjithashtu një periudhë trilogjie pas luftës së tyre të dytë për titull.
Por, ekipi i Furyt është i bindur se tani është koha për të rënë dakord për një përplasje me kampionin e WBA, IBF dhe WBO, Joshua.
“Nuk ka asgjë që e ndalë atë. Në botën e sotme, ne e dimë se kërkesa ose interesi masiv është i pashembullt”, ka thënë fillimisht presidenti i ‘Top Rank Box’, Todd DuBoef për Sky Sports.
“Njerëzit duan ta shohin Joshuan, por ata duan ta shohin atë në ring me më të mirët. Ashtu sikurse ata duan të shohin Furyn dhe Wilderin”.
“Ndërsa ne kemi momentin tani, unë do të doja të shoh luftën më vonë këtë vit. Duhet ta bëjmë ndërsa hekuri është i nxehtë”.
“Fury ka një ndeshje vërtet të vështirë me Wilderin, por, besoj, kjo është kur ju bëni ndeshje”.
“[Joshua vs Fury] është ndeshje e madhe për të gjithë. Ne duhet të dëgjojmë tifozët, të dëgjojmë botën, të dëgjojmë njerëzit që mbështesin boksin duke i siguruar këto ndeshje sa më shpejt që është e mundur”, përfundoi DuBoef.