Është e vështirë për ta kujtuar se kur ka qenë koha kur do të përballeshin Anthony Joshua dhe Deontay Wilder.
Të dy kampionët e peshave të rënda pritej që të përballeshin në të njëjtin ring në këtë vit, por një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë.
Joshua dhe Wilder nuk do të përballen edhe për një kohë, pasi që në plane janë disa ndeshje të tjera.
Promoteri i Wilder, Shelly Finkel ka zbuluar se ata do të përballen me Luis Ortiz dhe Adam Kownacki, nëse e mposht Dominic Breazeale më 18 maj, gjersa promoteri i Joshuas, Eddie Hearn ka bërë të ditur se ata do ta shtyjnë edhe për dy vite meçin.
“Unë janë në dijeni se Luis Ortizit i është premtuar një meç me Wilderin, e di edhe që Adam Kownackit i është premtuar një meç me Wilderin”, tha fillimisht promoteri i kampionit anglez.
“Kështu, ne nuk jemi duke folur për vitin 2020, por meçi mund t zhvillohet në vitin 2021, atëherë kur Wilder është i gatshëm.
“Janë xhepura se Joshua nuk dëshiron të ndeshet me Wilderin apo i frikësohet, pasi ju duhet t’i shikoni agjentët e të dy boksierëve.”, ka shtuar më tej Hearn (promoteri i Joshuas).