Franca është vend i protestave, dmth vend me shoqëri të vetëdijshme. Megjithatë, protestat e fundit këtu janë të një lloji të ri dhe s’mund të kuptohen pa u kuptuar paraprakisht rrethanat socio-politike në Francën e sotit.
Rreshtat e mëposhtëm mjaftojnë (shpresoj) për të mos ra pré e titujve klikimmbledhës të mediave që s’informohen.
E para, presidenti Macron i ka disa gabime si në komunikim ashtu edhe në përzgjedhjen e ministrave dhe stafit të tij strategjik. Sidoqoftë, ky është presidenti i parë francez që guxon të pakten të provojë ta reformojë Francën e cila ka 30 vite që keqmenaxhohet nga klika politike gati si ato tonat atje në Ballkan. Kush reforfmon nuk rizgjedhet, thonë këtu në Paris. Dhe po, reformat s’jane popullore në Francë por reformat e Macronit sikur nisen të pranohen pa problem ne opinion. Për shembull, kur Macron vendosi t’i jepte fund 40 sistemeve pensionale specifike për ta krijuar një të vetëm për të gjithë, pati kudërshti por të gjithë e dinin se ashtu s’mund të vazhdohej më. Njësoj ndodhi me shumë reforma tjera.
Thyerja me një pjesë të opinionit publik erdhi kur tash vonë edhe kjo qeveri réformiste nxori praktikat e vjetra të mbushjes së buxhetit përmes taksave të reja apo rritjes së ekzistueseve. Qëllimi edhe mund të ketë qenë fisnik siç është mbrojtja e ambientit por kjo qasje e zhgenjeu opinionin sepse erdhi ende pa u ndier ndikimi pozitiv i reformave tashmë të pranuara. Shoqëria franceze është dakord me idenë e mbrojtjes së ambientit por me kusht që secili të jetojë dinjitetshëm nga puna që bën.
Prandaj kishin të drejtë ata që e nxorën slloganin « ju na flisni për fundin e botës ne kemi hall fundin e muajit ».
Që te jem sa më i qartë, protestat në Francë kanë origjinë spontane dhe janë të ushqyera nga kërkesa kryesisht legjitime si ulja e taksave ne karburante, ndalja e shtrengimeve normative ne lidhje me qarkullimin e veturave (kontroll i ri teknik me i shtrejtë dhe me kompleks p.sh.) etj…
Dmth nuk janë protesta kunder ndonjë reforme dhe as protesta politike.
Keqkuptimi i madh ndodhi kur protestuesve ‘legjitimë’ iu bashkuan grupe ekstremiste politike të majta dhe të djathta të Jean-Luc Melanchon dhe Marine Le Pen. Këta nuk kishin hall çmimin e naftës por delegjitimimin e qeverisë aktuale me pretendimin se 200 mijë persona në rrugë kishin më shumë legjitimitet sesa 20 milionë votat që Macron morri kur u zgjodh president.
Në këtë rrëmujë ekstremistët nxoren kërkesa tjera sa syrrealiste aq edhe të turpshme si: dalja nga BE, dëbimi i migrantëve, shuarja e parlamentit etj… Për fat të keq kërkesat e tilla mbushen titujt e mediave botërore duke e eklipsuar frymen fillestare të protestës.
Pastaj erdhën imazhet senzacionale të Parisit në flakë që për injorantët e Fox News i ngjante Luftës së Dytë botërore. Ne realitet, në Paris kishte dhunë dhe vandalizem por i gjithë ai show u shkaktua nga rreth 3 mijë endacakë radikalë të përzier me hajdutë lagjesh.
Nejse…asgjë tragjike tekefundit.
Franca mbetet vend ku protestohet, debatohet e mendohet. Dhe shumë mirë që është kështu sepse…
Në botën e çoroditur nga ngutia dhe interesi personal, veç popujt që mendojnë dhe që kërkojnë do mbesin të lirë.
N. Kraki, nga vendi i ngjarjes ??