Juan Guaido paralajmëron autoritetet që të rrinë larg familjes së tij

Prishtinë | 01 Shk 2019 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vetëshpallur i Venezuelës, Juan Guaido, ka paralajmëruar autoritetet që të rrinë larg familjes së tij.

Guaido ka thënë para turmës së mbledhur në Central University se familja e tij është kërcënuar nga oficerë të një njësie të frikshme të sigurisë shtetërore.

Ai tha se kërcënimet ndodhën ndërsa vajza e tij më e vogël ishte brenda shtëpisë.

“Familja është e frikësuar. Për funksionarët që besojnë se mund ta kalojnë vijën e kuqe, për funksionarët që besojnë se mund të veprojnë me qyqarllëk, duke u përfshirë edhe me familjen, sepse ka të gjitha llojet e kodeve (të sjelljes) në të gjitha llojet e ngjarjeve – politike, sportive, përfshirë edhe mafian, kanë kode”.

“Familja është e shenjtë. Fëmijët janë të shenjtë. Gratë janë të shenjta. Pra, mos e kaloni vijën e kuqe, funksionarë (punonjësit e Maduro). Për të gjithë funksionarët, mendoni për familjet tuaja. Mendoni për kodin e nderit, ose atë që themi në Venezuelë, çfarë do të thotë të jesh një burrë në Venezuelë “.

Të ngjashme