Jugkoreanëve nuk u lejohet më që të hanë qen

Prishtinë | 21 Qer 2018 | 11:41 | Nga

Një gjykatë në Korenë e Jugut e ka futur vrasjen e qenve për mish në aktivitetet e paligjshme, duke i dhënë zemër aktivistëve për të drejtat e kafshëve, të cilët thonë se një vendim i tillë mund të bëjë që ngrënia e qenve të konsiderohet jo e ligjshme.

Mishi i qenit ka qenë prej kohësh pjesë e kuzhinës tradicionale koreano-jugore, me rreth 1 milion qen në vit të konsumuar, transmeton tch.

Vitin e kaluar u padit një fermer në Bucheon për “vrasje kafshësh pa arsye të veçantë” dhe shkelje të rregullave higjienike. Gjykata e Bucheonit e dënoi me 2000 dollarë gjobë fermerin pasi konsumimi i mishit, sipas saj, nuk ishte arsye e ligjshme për të vrarë qentë.

Konsumi i qenve ka rënë vitet e fundit në Kore, me të rinjtë që tashmë e shohin si tabu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme