Në qytetet e gjithë Evropës Jugore janë nivelet e rrezikshme të ndotjes së ajrit për shkak të kohës së zgjatur të thatë dhe me diell dhe erërave të dobëta.
Ndalesat e përkohshme të qarkullimit të veturave dizel janë në fuqi në qytetet e mëdha të Italisë, duke përfshirë kryeqytetin Roma, për ta zvogëluar ndotjen e ajrit.
Në Bosnje dhe Hercegovinë protestuesit, duke mbajtur maska, kanë kërkuar që qeveria urgjentisht të ndërmerr diçka.
Ekologët këtë ndotje e kanë quajtur krizë ekologjike, shkruan BBC.
Në Romë veturat, kamionët dhe motorët dizel janë ndaluar gjatë kohës së tollovive më të mëdha të trafikut.
Qytetet Milano, Torino dhe Bolonia kanë ndërmarrë aksione të ngjashme pas rritjes së dukshme të ndotjes së ajrit.
Në ndërkohë po mbahen protesta në gjithë Bosnjën dhe Hercegovinën. Të mërkurën qindra demonstrues me maska janë mbledhur në Tuzlla dhe kanë kërkuar aksion urgjent për përmirësimin e kualitetit të ajrit.
Në Sarajevë banorët lokal janë këshilluar të shkojnë nëpër male ku ajri është më i pastër për çka i kanë zbritur çmimet e teleferikëve.
Sarajeva është në mes të qyteteve me ndotje më të madhe të ajrit ditëve të fundit, së bashku me qytetet e Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Indeksi i kualitetit të ajrit në Prishtinë tregon ndotje të madhe të ajrit dhe zyrtarët bëjnë apel që të respektohen rregullat.